A do ketë vonesa të dërgimit të vaksinave? Rama: Po komunikojmë 7 herë në ditë me Pfizer



A do ketë vonesa të dërgimit të vaksinave? Rama: Po komunikojmë 7 herë në ditë me Pfizer

12:11 26/01/2021

Kryeministri Edi Rama ka premtuar sot se Shqipëria nuk do të mbetet pas vendeve të tjera, për sa i përket furnizimit me vaksina. Në një konferencë për mediat, Rama tha se Pfizer ka probleme me shumë vende dhe rrezikohet që të mos ketë vaksina në kohën e duhur.

Kreu i qeverisë shtoi se po punohet intensivisht me kompaninë që të mos ketë vonesa, por shtoi se po negociohet dhe me kompani të tjera siç është AstraZeneca.

“Për ata që e kanë marrë dozën e parë patjetër që dozat janë aty. Ndaj është bërë dhe kalkulimi pr të mos humbur vaksinimin Pfizer ka një problem me shumë vende për shpërndarjen e vaksinimit, ndoshta e keni ndjekur që Italia ka kërcënuar dhe me gjyq.

Ne jemi në kontakt jo një herë, por 7 herë në ditë që ata të respektojnë kontratën. Por ne nuk jemi vetëm në dorë të Pfizer, por jemi në negociata dhe AstraZeneca dhe ndonjë ditë mund të japë ndonjë lajm të mirë. Ajo që duhet thënë është që Shqipëria nuk është mbrapa askujt në raport me vendet e tjera. Së shpejti shpresoj që mund të japim lajme të mira, për momentin jemi në komunikim me Pfizer dhe shpresojmë që të lëshojë që pjesë të dozave të para. Mendoj se në 2 javët e ardhshme të ketë stabilitet dhe qartësi”, u shpreh Kryeministri./tvklan.al







Të ngjashme