Tashmë që sezoni turistik ka nisur, të gjithë pushuesit kërkojnë siguri dhe pastërti. Pikërisht për të patur higjienën e kërkuar, në fillim të Marsit 2019 ISHP nisi procedurat për dezinsektimin e zonave bregdetare nga mushkonjat.

Specialistja Enkelejda Dikollari, sqaron detaje nga ky proces. Pas denoncimeve për korrupsion në strukturën e posaçme pranë kryeministrisë, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, konstatoi shkeljet dhe rekomandoi anulimin e tenderit dhe shkarkimin e 8 punonjësve të ISHP-së.

Por rekomandimet e saj nuk u zbatuan kurrë.

Gentian Zenelaj: Tani një pyetje kam unë: A do na hanë mushkonjat këtë verë, apo s’do na hanë?

Saimir Kodra: Ore ty edhe ne do na hanë mushkonjat, por është tjetër muhabet ky. Po flasim ça tha ministrja.

Gentian Zenelaj: Pra unë në gusht do të jem “Ah more tender, ah more tender.

Gazetari- Është konstatuar një shkelje…

Ministria e Drejtësisë- Grupi i punës konstatohet dhe rekomandohet tek drejtoria. Rekomandohet, që kjo gjëja.., këta persona, të marrin këtë masë dhe mblidhet vetë institucioni i ISHP-së, që në bazë të grupit të punës dhe rezultatit, që del nga task-forca, jep masën, por jo detyrimisht duhet të japë masën, që rekomandon task-forca antikorrupsion. D.m.th, nga ana jonë, është kryer e gjithë procedura, d.m.th, e ka ISHP-ja . ISHP-ja, në bazë të një rekomandimi, jep ai versionin final. Ne thjesht rekomandojmë.

Për këtë arsye, gazetari i Stop iu drejtua Institutit të Shëndetit Publik për të pyetur për 2 pikat kryesore: Pse nuk është ekzekutuat rekomandimi i task-forcës dhe Ministres së Drejtësisë për 8 zyrtarët e këtij institucioni të cilët u kapën në shkelje për këtë tender dhe së fundmi: A është efektiv dezinsektimi në muajin Qershor, kur ndërkohë specialistët thonë të kundërtën, ky proces fillon që në muajin Mars dhe vazhdon në muajt Prill dhe Maj.

Gazetari- S’kam, çfarë të bëj kërkesë me shkrim, sepse dua ta konsultoj njëherë me drejtoreshën dhe më pas të na orientojë, sepse nuk ka vend për kërkesë me shkrim…

ISHP- Jo kërkesë, që çfarëëëë…, do diskutoni. Po çdo takim, që ne i lemë, sidomos me televizionet, duhet një kërkesë paraprake.

Gazetari- Ideja është këtu: E di çfarë më duhet mua …? Ka dalë ministrja e Drejtësisë para disa kohësh, ku ka rekomanduar shkarkimin e 8 punonjësve të ISHP-së.

ISHP- Për këtë nuk kam informacion, sepse unë dola, për të të thënë për takimin.

Kërkesë me shkrim, kërkesë me shkrim, kërkesë me shkrim. Unë në dorë kam edhe përgjigjen e ISHP-së, i cili për pyetjen e parë ISHP arsyeton se 8 zyrtarët kanë reflektuar dhe prandaj nuk është marrë asnjë lloj mase në lidhje me shkarkimin. Ndërsa për pyetjen e dytë, ISHP komenton se “vlefshmëria është absolute e këtij procesi në vijim”. Kur ndërkohë, specialistët thonë krejt të kundërtën. Nuk do ishte më mirë që për këtë vit ky tender të anulohej, madje-madje ky proces të zhvillohej nga vetë ISHP dhe të mos i jepej privatit për një shumë të konsiderueshme rreth 133 milionë lekë të reja?”, pyet gazetari i “Stop”.

Gentian Zenelaj: Kështu si thua ti, i bie që tenderi është bërë në Mars-Prill-Maj, mushkonjave mos iu ndaj, ka dështuar. Në Qershor nuk po bëhet, i bie të bëhet nga Shtatori. A mund ta fillojë vitin që vjen që në Janar ISHP-ja, që ta kapim gabim dhe Prill-Maj, në Qershor ta bëjnë tenderin dhe ne të jemi pa mushkonja?

Saimir Kodra: Ndoshta jemi të nxituar, sepse mund të ketë akoma kohë për të spërkatur për mushkonjat.

Gentian Zenelaj: Po jo pra, ka kaluar, duhet të bëhet kur është larvë. Kur është mushkonja larvë.

Saimir Kodra: Po sikur ta bëjmë kështu? Të organizojmë një party me mushkonjat. T’u themi të gjithave takohemi në filan vend. Vijnë mushkonjat aty të gjitha, i spërkasim dhe i ngordhim… në fakt e shpjegon specialistja miq të nderuar se tashmë është shumë vonë. Këtë verë përveç 10 milionë turistëve që do të vijnë do të kemi edhe 100 e ca miliardë mushkonja në ajër.

Gentian Zenelaj: Sepse po i spërkatëm tani ngrihet mushkonja dhe thotë: Haha, shiko si harxhojnë 130 milionë lekë të reja nga buxheti i shtetit.

Sipas specialistes Enkeleda Dikollari ky proces duhet bërë në periudhën Mars, Prill e Maj, kur mushkonjat janë në fazën larvore. Efektet e dezinsektimit në muajt Maj e Qershor është jo efikas, pasi larvat janë në stadin adult dhe mbajtja në kontroll është e pamundur.

Enkeleda Dikollari, specialiste Entemologe: Mushkonjat që ndodhen në zonën bregdetare, janë kryesisht mushkonja native, vendase, nuk janë mushkonja invazive dhe nga të dhënat e monitorimet e kryera nga ana jonë ne fillojmë që në muajin Mars t’i kontrollojmë, çdo gjë është në varësi të kushteve klimatike dhe të temperaturave minimale të ndeshura në muajt më të ftohtë të atij viti. Kur temperaturat minimale fillojnë e rriten mbi 10 gradë Celsius, atëherë ky është një indikator që tregon se mushkonjat fillojnë dhe aktivizohen, zgjohen nga gjumi. Prandaj në këtë moment, rekomandohet që drejtoritë e shëndetit publik në rrethe të fillojnë monitorimin entomologjik në të gjitha zonat që shërbejnë si vende ujëmbajtësi dhe shërbejnë si vende ku zhvillohen larvat e mushkonjave. Sapo ato gjejnë vende pozitive, rekomandohet ndërhyrja. /tvklan.al