Analisti Baton Haxhiu i ftuar në “Zonë e Lirë”

“Jo” ka qenë përgjigja e analistit të njohur, Baton Haxhiu për një pajtim të mundshëm me ish-Kryeministrin Sali Berisha. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, nën drejtimin e Arian Çanit, fillimisht Haxhiu nuk ka dashur të flasë për Berishën.

Arian Çani: Asnjëherë Baton, mos e thuaj këtë gjë?

Baton Haxhiu: Jo, për një arsye.. Unë i dua polemikat, polemizoj me mospajtimet, por nuk respektoj njeri që ka shpifje. Nuk respektoj njeri, i cili  ka qenë edhe president edhe kryeministër dhe bën spekulantin, bën njeriun e keq dhe bën njeriun, i cili nuk do dëshironte ta kishte askush as president as kryeministër. Këto janë gjëra të rrezikshme.

 Arian Çani: E vetmja gjë që ty të mbetet, që nuk e gëlltit dot është fakti, që të quan agjent apo jo?

Baton Haxhiu: Jo, nuk ka guxim ashtu ta thotë.

Arian Çani: E tha pra?

Baton Haxhiu: Jo, nuk ka guxim ashtu, se po ta thotë, ai është në gjyq, ai është menjëherë në gjyq. Fjalën e parë që e thotë publikisht, ai është në gjyq.

Arian Çani: Po ti e merr seriozisht Baton, bëhesh keq?

Baton Haxhiu:  Jo fare, po të isha bërë keq do reagoja../tvklan.al