Ideja se moti i ngrohtë mund të frenojë përhapjen e virusit, duket se është zbehur disi, pasi virusi është përhapur në të gjithë globin.

Por në hulumtimet e reja, a mund të ketë një rreze shprese?

Sipas studimeve të kryera është shumë herët të dihet me siguri nëse virusi i ri është sezonal. Për ta ditur vërtet këtë, ne do të duhet të shohim sesi ndryshojnë rastet në një vend gjatë gjithë vitit, por edhe përhapjen e tij në klimë të ndryshme nëpër botë.

Cila është prova?

Ekzistojnë disa prova se rastet e virusit janë grumbulluar veçanërisht rreth rajoneve më të ftohta dhe të thata. Një studim tregoi se vendet e prekura më shumë deri në 10 Mars kishin temperatura mesatare më të ulëta, se ato me më pak raste.

Një tjetër studim hulumtoi 100 qytete kineze me më shumë se 40 raste të Covid-19 dhe arriti në përfundimin se sa më e lartë të jetë temperatura dhe lagështia, aq më e ulët është shkalla e transmetimit.

Dhe një studim tjetër, por jo i rishikuar nga të tjerët, sugjeroi që megjithëse raste të virusit të ri mund të gjendeshin në të gjithë botën, shpërthimet ishin grupuar veçanërisht në zonat relativisht të ftohta dhe të thata, të paktën deri në 23 mars.

Por, një grup studiuesish në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, bën me dije se tani virusi është përhapur në çdo rajon të Organizatës Botërore të Shëndetit, duke u shtrirë në mënyrë efektive në të gjitha zonat klimatike, nga rajonet e ftohta dhe të thata, në ato të nxehta dhe të lagështa.

Por a ka një ndarje veri-jug?

Me shumë viruse të tjera, përfshirë gripin, një model sezonal është parë në hemisferat veriore dhe jugore. Por rajonet tropikale afër ekuatorit nuk përjetojnë të njëjtin model. Dhe disa nga rajonet e nxehta dhe të lagështa që kanë pasur raste me infektim nga virusi, të tilla si Malajzia dhe Republika Demokratike e Kongos, janë afër ekuatorit dhe kështu mund të mos japin provat më të mira për atë që do të ndodhë diku tjetër.

Por shikimi i hemisferës jugore, Australia dhe Zelanda e Re, në fund të sezonit të tyre të verës, kur u panë rastet e tyre të para kanë pasur shumë më pak raste, sesa shumë nga homologët e tyre të hemisferës veriore.

Ka shumë faktorë të tjerë në lojë, të tilla si dendësia e popullsisë dhe meqenëse virusi është përhapur gradualisht në të gjithë botën, fillimisht përmes udhëtimit global është e vështirë të përcaktosh efektin e klimës në mënyrë specifike.

A janë sezonale viruset e tjerë?

Sipas një ekipi studiuesish nga University College London (UCL) dhe Shkolla London e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale, ekzistojnë disa prova që viruset e tjerë kryesisht qarkullojnë në muajt e dimrit,

Studiuesit vëzhguan rastet më të mëdha të përhapjes së viruseve në dimër dhe kishte një numër të vogël të rasteve gjatë verës.

Një nga autorët e studimit, Ellen Fragaszy tha se prandaj ishte e mundur që ne do të shohim pak lehtësim për sa i përket përhapjes së virusit të ri gjatë verës. Por sipas tij sërish nuk është e sigurt se edhe virusi i ri do të sillej në të njëjtën mënyrë.

A është ky virus si viruset e tjerë?

Virusi i ri, i quajtur Sars-Cov-2, që shkakton sëmundjen Covid-19, duket se përhapet në thelb në të njëjtën mënyrë si viruset e tjerë.

Por ajo që e bën atë të dallueshëm është sesa e përkeqëson gjendjen tuaj shëndetësorë dhe numrin e madh të vdekjeve që shkakton.

Dr Michael Head, në Universitetin e Southampton tha se zhvillimi dhe ndikimi i virusit të ri është shumë i ndryshëm nga viruset ekzistuese.

Mbetet të shihet ecuria e virusit pas ndryshimeve mjedisore të tilla si temperatura dhe lagështia”, u shpreh ai./tvklan.al