A do ta rikandidonte Basha Metën për president?



A do ta rikandidonte Basha Metën për president?

22:51 28/05/2020

“Padiskutim që mund të jetë”. Kështu u përgjigj mbrëmjen e kësaj të enjteje në “Opinion” Lulzim Basha, kur u pyet nëse në rast fitoreje në zgjedhjet e 2021, opozita e bashkuar e shihte si mundësi rikandidimin e Ilir Metës për një mandat të dytë presidencial.

Zoti Basha, ju besoni se si opozitë e bashkuar do të fitoni zgjedhjet në 2021-n?

Pa pikë diskutimi, këtë e di edhe Edi Rama, prandaj investohet në pirueta të tilla dhe na harxhon kohën që në vend që të flasim sot për hallin e shqiptarëve, për ekonominë e shqiptarëve…

Nëse opozita e bashkuar fiton zgjedhjet në 2021, Presidenti Meta mund të jetë një kandidat i kësaj mazhorance për një mandat të dytë presidencial?

Padiskutim që mund të jetë.

Që do të thotë jeni të gatshëm t’ia jepni atij apo e shihni si mundësi vetëm?

Padiskutim që mund të jetë, e more përgjigjen. /tvklan.al



Të ngjashme