Në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare ka qenë e ftuar këngëtarja e njohur Arilena Ara. Ajo dhe Arditi kanë realizuar një intervistë mjaft të këndshme në qytetin e Shkodrës, në vendlindjen e këngëtares. Arditi e ka ngacmuar Arilenën duke i bërë një pyetje personale, nëse do bëheshe nuse nga Shkodra apo jo dhe përgjigjia e saj ishte jo.

Ardit Gjebrea: Ti do vish nuse në Shkodër?

Arilena Ara: Joooo.

Ardit Gjebrea: Pse nuk është nga Shkodra ai që pashë unë në telefon?

Arilena Ara: Ncuq. (qesh)

Ardit Gjebrea: Për çfarë të dhemb që nuk je në Shkodër?

Arilena Ara: Pa diskutim familja. Kam aq shumë mall, nostalgji herë pas here, për gjithë kohë, për të gjithë fëmijërinë time. Kemi patur aq tradita të këndshme, sidomos në mëngjes mami dhe babi im zgjoheshin gjithmonë dhe pini atë kafen e mëngjesit dhe e kishin ritualin aq të avashtë dhe i kushtonin aq shumë rëndësi, ndërkohë që prisnin të zgjoheshim ne dhe të hanim të gjithë mëngjesin bashkë. Më merr malli për petullat e mamit, për reçelin me kumbulla që bënte 6 orë për ta gatuar.

Ardit Gjebrea: A ka ndonjë moment që thua sa mirë që nuk jam në Shkodër?

Arilena Ara: Nuk mund të them sa mirë që nuk jam në Shkodër, por mendoj që mbase Tirana më ka krijuar mundësi më të mira dhe kam patur mundësi më të mira seç mund të kisha patur në Shkodër, gjithmonë në lidhje me muzikën, karrierën. /tvklan.al