Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, kryedemokrati Sali Berisha iu përgjigj pyetjes së gazetares Jonida Shehu nëse do të jetë kandidat për kryeministër në vitin 2025.

“Me vullnetin e shqiptarëve, pa asnjë mëdyshje”, iu përgjigj Berisha. Më tej ai shtoi se pas fitores në zgjedhje do të ketë edhe një referendum për kryeministrin. 


Jonida Shehu: Do të jeni kandidat për kryeministër në 2025?

Sali Berisha: Me vullnetin e shqiptarëve, pa asnjë mëdyshje.

Blendi Fevziu: Ju do futeni në listën e PD si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 2025?

Sali Berisha: E kam deklaruar, të lutem. Pas fitores së zgjedhjeve do të ketë një referendum për kryeministrin./tvklan.al