Trajneri i ri i ekipit të Kombëtares Shqiptare, braziliani Sylvinho Mendes Campos Júnior ka dhënë më shumë detaje rreth detyrës së tij të re dhe mënyrës së përshtatjes me të.

I ftuar në emsionin “Opinion” në Tv Klan, trajneri Sylvinho Mendes Campos ka treguar planet që ka për të jetuar në Shqipëri dhe a do t’i bashkohet dhe familja e tij.

Blendi Fevziu: Ju keni vendosur të qëndroni në Shqipëri. Do të sillni këtu edhe familjen, apo do të jeni vetëm?

Sylvinho Mendes: Jo, sepse familja ka disa probleme… Unë jam i martuar, bashkëshortja ime jeton në Portugali, kam një djalë 17 vjeç, luan futboll dhe vitin që vjen do të shkojë në universitet. Vajza ime është 20 vjeç, jeton në Madrid,  ka jetën e saj tashmë atje.  

Blendi Fevziu: A është e vështirë të jesh trajneri i një Kombëtareje?  

Sylvinho Mendes: Po, patjetër që po. Duhet të vlerësojmë gjithçka. Unë dua të jem pranë njerëzve më të cilët do punoj, më pas edhe monitorimi i djemve, pra gjithçka që duhet, por gjithsesi  është punë e bukur, e bukur por dhe me përgjegjësi  të madhe.

Blendi Fevziu: A do të ndryshojë ndonjë gjë në filozofinë e lojës së Kombëtares Shqiptare?

Sylvinho Mendes: Me të gjithë respektin e botës , nuk po flas për taktikën, por qëndrimin/ të sjellurit sipas meje sigurisht që po…

Blendi Fevziu: Po flas në përgjithësi.

Sylvinho Mendes: Patjetër, sigurisht! Është e drejtë sepse dikush mund të mendojë ndryshe… Nuk e kam fjalën për taktikën, flas për qëndrimin, të sjellurin, pasi siç thashë Kombëtarja është një frymë ndryshe, është shpirti i një vendi, është përfaqësuese e njerëzve të vendit. Për këtë sigurisht do të bëjmë gjithçka të mirë./tvklan.al