Britania e Madhe është një nga vendet që po ecën me ritme të shpejta për sa i përket procesit të vaksinimit. Kryeministri Boris Johnson ka bërë me dije se shumë shpejt vendi do të jetë i hapur dhe të gjitha aktivitetet ekonomike do të funksionojnë.

Por ende nuk është bërë me dije se si do të veprohet me pasaportën e vaksinimit. Reuters raporton se Britania ende nuk ka plane të menjëhershme për të përdorur certifikatën e vaksinimit për të kontrolluar hyrjen në disko dhe vendet e tjera kur ata lejohen të rihapen për tregti në ambiente të mbyllura në Maj.

Ky njoftim është bërë nga ministri i Strehimit Robert Jenrick, i cili deklaroi se të gjitha vendimet që do të merren do të shqyrtohen me kujdes.

Ne po shqyrtojmë shumë opsione dhe po e bëjmë  me shumë kujdes, ne po shqyrtojmë çështjet praktike, shqetësimet etike dhe po drejtohemi nga mendimi më i mirë mjekësor dhe shkencor”, tha ministri.

Më tej ai shtoi se “nuk kemi një plan të menjëhershëm për të ndërmarrë veprime”. Po ashtu shtoi se pas 17 Majit nuk do të ketë më masa në fuqi dhe të gjitha aktivitet do të jenë të hapura./tvklan.al