Këngëtarja Marsela Çibukaj ka rrëfyer se është në punë e sipër të për prekur një nga skenat më të mëdha ndërkombëtare. Bëhet fjalë për festivalin e Sanremos.

Çibukaj e zbuloi këtë fakt gjatë emisionit “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan ku ishte e ftuar këtë të premte.

Madje ajo kërkoi një përqafim nga moderatorja Alketa Vejsiu për të pasur fat pasi kjo e fundit e ka prekur skenën e Sanremos.

Noel Halili: Po te ai festivali që ka qenë në Itali Alketa, po ti do shkosh?

Marsela Çibukaj: Tek ai festivali që ka qenë Alketa? Për Sanremon e ke fjalën?

Alketa Vejsiu: E ke synuar atë festival?

Marsela Çibukaj: Jemi në punim e sipër si të them për të shkuar dhe për ta prekur atë skenë. Madje meqë jemi këtu hajde të përqafoj içik mbase na sjell fat fakti që ke qenë ti vetë. Do ishte mirë.

Alketa Vejsiu: Me gjithë zemër ta uroj. Do isha shumë e lumtur që të shikoja vetëm shqiptarë që shkëlqejnë në skena italiane dhe jo vetëm./tvklan.al