PDK kundër Osmanit për presidente

Partia më e madhe opozitare, PDK, përfundimisht nuk do t’ia japë votat Vjosa Osmanit për t’u bërë presidente. Këtë vendim Këshilli Drejtues i kësaj partie e ka marrë mbrëmë vonë, ndërsa pas takimit që zhvilloi sot me Zv/Kryeministrin e Maqedonisë, Artan Grubi, kreu i PDK-së në detyrë, Enver Hoxhaj, tha se Osmani nuk e reflekton vullnetin e qytetarëve.

Ndërsa LDK do të marrë një vendim konkret të shtunën nëse do të votojnë Osmanin për president ose jo. Pas takimit me zëvendëskryeministrin Grubi, Abdixhiku ka thënë se kjo parti synon shmangien edhe të një palë zgjedhjeve.

Qëndrim përfundimtar nuk ka as Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Për të votuar presidenten në dy raundet e para kërkohet që të votojnë 80 deputetë, ndërsa në raundin e tretë pjesëmarrja e 80 deputetëve në votim ndërsa nevojiten 61 vota për zgjedhjen e saj. Aktualisht LVV nuk i ka numrat e mjaftueshëm për pjesëmarrje në votimin për presidenten. 

Tv Klan