Lefteris Pantazis ishte një prej të ftuarve në emisionin “Zonë e Lirë në Tv Klan mbrëmjen e sotme.

Gjatë emisionit ai tregoi se nuk ka qenë asnjëherë i martuar, por ka një vajzë, Kostandina, e cila njihet me emrin e artit si Koni Metaxa. Ai ishte në studio sëbashku me këngëtarin shqiptar Devis Xherahu, me të cilin ka një marrëdhënie shumë të ngushtë.

Gjatë intervistës, drejtuesi i emisionit Arian Çani pyeti këngëtarin nëse do t’i lërë pasuri këngëtarit shqiptar, por ai duke qeshur u përgjigj se i ka lënë makinën.

Arian Çani: Ju jeni një këngëtar me karrierë të gjatë dhe i pasur. Meqë e doni kaq shumë Devisin dhe meqë është djali juaj artistik, keni menduar t’i lini trashëgimi?

Lefteri Pantazis: I kam lënë makinën, sa herë vjen në Athinë e përdor.

/tvklan.al