Rritja e infektimeve shton shqetësimin e qytetarëve

Ky autobus i stërmbushur është një minë me sahat për secilin nga pasagjerët që ndodhen aty, por kjo pamje në kohë pandemie është e zakontë në linjat urbane të Tiranës. As maska nuk vlen nëse udhëton ngjitur me të panjohurit e tjerë. Distanca mungon edhe tek qytetarët në linjat e tjera.

Në një kohë kur vendet fqinje kanë shtrënguar masat për shkak të rritjes drastike të infektimeve, Shqipëria ende i beson ndërgjegjes qytetare. Situata ka shqetësuar edhe vetë qytetarët që kërkojnë shtrëngim dhe respektim të masave.

Gazetarja: Jeni për shtrëngimin e masave?
“Po, Gjendja është alarmante, shiko autobuzët plot, lokalet plot, infektimet janë çdo ditë mbi 1000. Duhet kufizim edhe në orare”.
“Duhet të ketë kufizime sepse nuk po respektohet më asnjë masë”.
Gazetarja: Jeni të shqetësuar për situatën?
“Po, jemi shumë. Duhet të merren masa”.

Lokalet po ashtu janë plot me qytetarë, aq më tepër që në to nuk është e nevojshme maska. Në rrugët e kryeqytetit mungon masivisht, e dukshëm gjoba nuk vepron mbi ta.

Tv Klan