Alimehmeti: Nëse ka doza mund të bëhet për disa kategori

Organizata Botërore e Shëndetësisë i tha jo idesë për një dozë të tretë të vaksinave anti-Covid, por kjo nuk i ka penguar disa shtete si Izraeli apo Turqia, që të nisin aplikimin e një doze shtesë në popullatat e tyre. Por a është e nevojshme të bëhet një gjë e tillë?

“Për shumicën dërmuese të vaksinave nuk ka një problem të dozë të tretë, pra nuk ka nevojë të bëhet. Por ndoshta në kategori specifike në persona të sëmurë me sëmundje që dëmtojnë sistemin imunitar, mund të mos kenë ngritur mjaftueshëm përgjigje me dy doza dhe mund  të kenë nevojë për dozën e tretë, kjo është akoma në diskutim”.

Alimehmeti është i mendimit se duke qenë se Shqipëria ka vaksina mund t’i aplikojë ato si dozë e tretë tek disa kategori.

“Shqipëria ka një sasi të madhe disa qindra mijëra vaksinash disponibël dhe ky Gusht që është muaj i hapur dhe kush nuk e ka bërë, patjetër ta le bëjë, por prap nuk po tregon një përdorim të fortë të tyre. Ndoshta ne mund ta kemi këtë luks, sepse për momenti quhet luks doza e tretë, për personat me risk të lartë apo me sisteme imunitare të dobësuar”.

Shqipëria e ka nisur procesin e vaksinimit me Pfizer që në Janar, për ta vijuar me tej me AstraZeneca dhe më vonë me Coronavac. Që prej fillimit deri më sot janë injektuar rreth 1 mln e 400 mijë vaksina, prej të cilave afro 600 mijë qytetarë kanë marrë të dyja dozat.

Tv Klan