Shoqata globale e parasë: Nuk ka prova që “cash” transporton virusin

Shoqata Ndërkombëtare e Parasë ka konstatuar se deri tani nuk ka prova që vërtetojnë se paraja “cash” mund të transportojë virusin Covid-19 më shumë se sa sipërfaqe të tjera, duke mos rekomanduar dezinfektimin e saj. Në një letër drejtuar kreut të Organizatës Botërore të Shëndetit, presidenti i kësaj shoqate Wolfram Seidemann, shprehet se deri tani paraja cash nuk mund të jetë më e dëmshme për të mbartur virusin, po aq sa telefonat apo objektet e tjera.

 “Të gjitha sipërfaqet mund të mbajnë COVID-19 ose baktere e viruse të tjera, kjo natyrisht përfshin dhe kartmonedhat, edhe kartat, edhe telefonat etj. Nuk duhen shigjetuar vetëm kartmonedhat, lista është e pafund.”

Megjithatë ai shprehet në letër se deri më sot nuk ka asnjë provë shkencore që paraja “cash” të ketë transmetuar virusin.

 “Shumë banka qëndrore dhe ekspertë të parasë “cash” nuk shohin prova që kartmonedhat transmetojnë virusin, po ashtu edhe shumë ekspertë të mjekësisë mendojnë kështu.”

Organizta Botërore e Shëndetit ka rekomanduar shmangien e përdorimit të parave “cash” si një mënyrë mbrojtje ndaj virusit Covid-19, ndërsa ky rekomandim ka shtruar diskutime nëse bankat qëndrore duhet të dezifinketojnë paranë apo jo, ku edhe nëse do të bëhej kjo, rreziku sërish ekziston për shkak të qarkullimit të shpeshtë të parasë. Diskutimi është shtruar edhe për veprimet që duhet të marrë në vendin tonë Banka e Shqipërisë.

Tv Klan