Studiuesit kanë qenë prej kohësh të ndarë në dy anë… a duhet apo jo të hani mëngjes para se të nisni stërvitjen?!

Grupi i parë shprehen se është e nevojshme që në mëngjes të ushqeheni para se të nisni aktivitetin fizik, pasi kështu rriten sheqernat në gjak, duke i dhënë trupit tuaj forcë dhe duke rritur intensitetin gjatë sforcimit, e po ashtu lodhja do të jetë më e vogël.

Por pala tjetër thonë se nuk duhet konsumuar ushqim para nisjes së stërvitjes. Kjo sepse mund të digjni më tepër kalori.

Një studim i kryer në Mbretërinë e Bashkuar i vjen në mbështetje pikërisht teorisë së dytë, ndërsa ka rezultuar se nga mbajtja nën vëzhgim të 30 meshkujve të shëndetshëm, ata digjnin dy herë më tepër kalori se ata që ushqeheshin para aktivitetit, shkruan CNN.

Sipas studiuesve kjo ndodh sepse “karburanti” i munguar në mëngjes, detyron trupin që të përdorë atë të akumuluarin në qeliza dhjamore e duke i djegur më lehtë. /Tvklan.al