A duhet të dorëhiqet Lulzim Basha pas 30 Qershorit? Kjo ishte një ndër pyetjet që drejtuesi i “Zonë e Lirë”në Tv Klan, Arian Çani shtroi për të ftuarit e tij Andi Bejtja dhe Arian Curi.

Sipas analistit 30 Qershori nuk është matësi për Bashën, ai shtoi se nëse kreu i opozitës nuk i çon demokratët aty ku iu kishte premtuar duket të dorëhiqet. Ndërkohë Curi tha se ka zëra që po kërkohet dorëheqja e Bashës.

“Për mua nuk është matësi 30 Qershori për Lul Bashën, duhet të kalojë pak kohë, të shikojmë ku do ta gjej veten Basha dhe pas njëfarë kohe mund ta japë. Nëse nuk i çon demokratët aty ku iu kishte premtuar normalisht duhet të japë dorëheqjen. PD duhet të justifikojë që djegia e mandateve ka dhënë efekt dhe nëse del kundra produktive, dikush do flijohet. Por nuk është momenti ky, mbas zgjedhjeve, për të ndodh kjo, ndoshta në një të ardhme të afërt sepse do jenë vet demokratët që do e kërkojnë këtë”, tha Bejtja.

“Ka zëra që po ia kërkojnë që tani Bashës dorëheqjen… Më shumë sesa Basha, në parti duhet të bëhet një reformim. Po nuk ndryshoi jo vetëm Basha, por edhe ekipi i tij, atëherë do ta ketë keq. Do t’i kthehet e gjitha kundër Bashës nuk i heq shpejt ata që nuk i ka në rregull”, tha Curi./tvklan.al