Preza: Vaksina rekomandohet, por pas një kohë të gjatë

Çfarë ndodh me personat që infektohen me Covid pas dozës së parë të vaksinës si rasti i doktor Pëllumb Piperos? Specialistët e Shëndetit Publik thonë se ata duhet ta rimarrin vaksinën nga e para, por pasi ka kaluar një periudhë e largët kohore.

“Antitrupat krijohen pas dozës së parë, në javën e dytë. Por në momentin që infektohesh brenda kësaj periudhe, atëherë krijon edhe antitrupa nga imuniteti natyral. Vaksina rekomandohet, por pasi ka kaluar një kohe e gjatë, jo rishtaz sapo kalon sëmundjen e Covid-19”.

Ndryshe nga imuniteti natyral, imuniteti i krijuar nga vaksinimi zgjat më shumë se 6 muaj.

“Nuk dihet se sa gjatë zgjat imuniteti nga vaksinimi, sipas prodhuesve të vaksinës ai zgjat më shumë se 6 muaj”.

Ashtu si në dozën e parë, edhe në të dytën, personat e vaksinuar mund të kenë efekte të lehta anësore, si dhimbje krahu, skuqje në vendin ku është injektuar vaksina, apo temperaturë të lehtë.

Tv Klan