Mjeku Skënder Brataj nuk është i mendimit që të rinjtë të vaksinohen kundër Covid-19. Në një lidhje direkte në “Milori Live” në Klan Neës, Brataj u shpreh se vaksinimi i fëmijëve nën 18 vjeç nuk është i nevojshëm, por shtoi shkenca gjithmonë thotë se për çdo sëmundje duhet të ketë vaksinim.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare tha se vaksinimi i mjekëve mund të bëhet vetëm kur të ketë përfunduar vaksinimi i të gjitha shtresave të tjera të popullsisë.

Tani studimet e para janë ato që propozohen, por për mendimin tim kjo moshë tregoi se nuk ka pasur vdekshmëri, përveç rasteve me sëmundjeve shoqëruese. Por si filozofi e mendimit shkencore që për çdo sëmundje duhet të vaksinohemi mund të bëhet. Propozimi i Pfizer duhet që të merret pak me rezerva“, tha Brataj.

Ndër të tjera mjeku foli dhe për sasinë e vaksinave që janë në qarkullim në Shqipëri dhe u shpreh se deri tani janë kontraktuar 2.6 milionë vaksina./tvklan.al