Për ju Instagrami është thjesht një rrjet social ku argëtoheni duke ndarë fotografitë me miqtë tuaj, por jo për yllin portugez Cristiano Ronaldo.

Për të Instagrami është një mënyrë për të përfituar akoma më shumë të ardhura. Cristiano Ronaldo është mjaft aktiv në Instagram dhe të gjitha produktet që ai promovon sigurisht kanë përfitime ekonomike.

Me 106 milionë ndjekës në Instagram, Ronaldo përfiton 350 mijë Euro për një postim të sponsorizuar që i bën një produkti të caktuar. Me këto të ardhura, ai renditet i treti në Instagram pas Kim Kardashian dhe aktores e këngëtares Selena Gomez. Përveç Cristiano Ronaldos, i vetmi mashkull në renditjen e 10 vendeve të para është basketbollisti LeBron James.

/tvklan.al