A e ka gjetur gjysmën më të mirë? Anxhela Peristeri: Të bëj njëherë Eurovizionin pastaj të martohem



A e ka gjetur gjysmën më të mirë? Anxhela Peristeri: Të bëj njëherë Eurovizionin pastaj të martohem

21:07 05/04/2021

Këtë të hënë në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” ka qenë këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri. Ajo i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të vegjël. Një prej tyre, Eriku, kërkoi të dinte se pse Peristeri nuk është martuar ende.

“Të bëj njëherë Eurovizionin”, tha ajo me shaka dhe mbrapa u shpreh se do të martohet. Por këngëtarja e njohur e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion nuk dha detaje nëse e ka gjetur gjysmën e saj më të mirë.

Erik: Anxhela, ti je kaq e madhe, pse s’je martuar akoma?

Anxhela Peristeri: Unë e di që jam kaq e madhe dhe e di që nuk jam martuar akoma, por them të bëj njëherë këtë Eurovizionin, të shkoj njëherë atje dhe pastaj të martohem.

Alketa Vejsiu: E ke gjetur gjysmën tënde më të mirë?

Anxhela Peristeri: Nëse nuk e kam gjetur do ta gjej.

Alketa Vejsiu: Tani na thuaj ndonjë gjë këtu o Anxhela se nuk është vend për të mbajtur sekrete Piter Pani, këtu e hapim zemrën.

Anxhela Peristeri: Jetën personale gjithmonë kam preferuar ta mbaj të tillë.

Alketa Vejsiu: Nëse pas Eurovizionit ke ndërmend të martohesh, nuk do të martohesh me ajrin?

Anxhela Peristeri: Ku i dihet Alekta, ku i dihet ç’ndodh dhe ndërrohet.

Alketa Vejsiu: S’ta urojmë këtë gjë Anxhela.

Anxhela Peristeri: As unë nuk ia uroj vetes.

Alketa Vejsiu: Ia preve krahët atij djalit që po të shikon tani…

Anxhela Peristeri: I mirëpres të gjitha në jetë. Është më mirë kur nuk i deklaron se nuk i marrin mësysh të tjerët./tvklan.al







Të ngjashme