Avokati Spartak Ngjela ka qenë i ftuar këtë të shtunë në spektaklin Klanifornia në Tv Klan në emisionin Opinion nga Gilbert Fevziu që interpretohet nga Albano Bogdo.

Avokat Ngjela njihet për qëndrimet e tij pro Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E në këtë aspekt, Albano Bogdo e ka pyetur direkt Spartak Ngjelën nëse është agjent i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Albano Bogdo: Do ta pranoni hapur këtu në Opinion te unë Gilbert Fevziu që jeni agjenti më i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës këtu në Shqipëri? Që jeni agjent i CIA-s, i FBI, i DEA-s?

Spartak Ngjela: Jam përfaqësues i qytetërimit amerikan që në momentet e komunizmit! Bota ecën nëpërmjet qytetërimit. Dy janë shpikjet më të mëdha të njerëzimit ose arritjet më të mëdha të njerëzimit. Se mos më thoni teoria e relativitetit dhe rrota? Jo!

Albano Bogdo: Kush janë?

Spartak Ngjela: Perandoria Romake dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy krijimet më të mëdha të mendjes njerëzore. Po të ishim në kohë të Romës do isha përfaqësues i qytetërimit romak. Unë jam me qytetërimin që dominon.  /tvklan.al