Gazetarja e Zërit të Amerikës, Keida Kostreci, ka treguar detajet e fundit nga ceremonia e inaugurimit të Joe Biden. Kostreci u shpreh se gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe brenda normales.

Kaloi gjithçka në mënyrë normale, nëse do të quajmë normale për shkak asaj që pritej. Përveç masave të sigurisë të paprecedente çdo gjë shkoi sipas asaj që ishte parashikuar”, tha gazetarja.

Më tej gazetari Blendi Fevziu e ka pyetur për letrën që mendohet se është shkruar nga Donald Trump që ia ka lënë në zyrë Joe Biden dhe i thotë që ai ka fituar dhe ata e dinë të dy.

Për letrën Kostreci u shpreh se nuk mund të konfirmonte nëse letra ishte e vërtetë apo jo. “Me thënë të drejtën unë nuk e kam hasur si lajm pasi kam qenë me raportime gjatë gjithë ditës dhe nuk mund ta konfirmoj”, shtoi ajo.

Po ashtu gazetarja shpjegoi dhe cilat do të jenë vendimet e para që do të marrë Biden si President i SHBA.

Maskat dhe rikthimi ne OBSH dhe masat për emigracionin kundër atyre që ka bërë Trump dhe rikthimi në paktin e Parisit. Këto veprime tregojmë se do të shkëputet nga politikat e Trump. Duke u nisur nga fjalimi i Biden ai do të jetë president i amerikanëve dhe do të fitojë dhe ata që janë pro Trump”, tha Kostreci./tvklan.al