Këngëtari tregon edhe bashkëpunimin e radhës në muzikë

Këngëtari Ylli Baka ka zbuluar një bashkëpunim të ri të tijin. Ai ishte i ftuar në emisionin “Part Time” në Tv Klan ku në rolin e kuzhinierit i është përgjigjur pyetjeve të Rudina Dembacaj. Ai ka treguar se koha e pushimit për të është para se të fillojë sezoni dhe se nuk është e vërtetë se paguhet shumë. “Të tjerët paguhen më shumë, por unë këndoj më shumë”, është shprehur ai.

I vënë para pyetjes se me kë do ta ketë bashkëpunimin e radhës, ai është shprehur se ka dy bashkëpunime, por zgjodhi të tregojë për kamerat vetëm njërin, atë me vëllezërit korçarë. Bashkëpunimi tjetër do të jetë me një këngëtare, emrin e të cilës Ylli Baka ia pëshpëriti vetëm Rudinës.

Rudina: Cili është bashkëpunimi jot i radhës në muzikë?

Ylli  Baka: Kam një bashkëpunim…

Rudina: Se thua dot?

Ylli  Baka: Do ta them, një është me vëllezërit korçarë.

Rudina: O na tërbuat fare, na shkatërruat.

Ylli  Baka: Po shkatërrime vetë, bombardime, gjëra kështu, po jo luftë. Kam edhe një bashkëpunim me një këngëtare tjetër./tvklan.al