Në Shqipëri ëshët rindezur debati për komunitetin homoseksual. Kjo për shkakun e thjeshtë që drejtuesit e këtij grupi njerëzish njoftoi pak ditë më parë organizimin e një parade gay në 17 Maj në kryeqytet.

Deklarata e tyre u pasua me reagime të forta kundërshtuese nga kryetari i Partisë së Legalitetit Ekrem Spahia, reagim ky që risolli në vëmendjen e publikut dhe medias problematikën e homoseksualizmit në Shqipëri.

Gjatë 20 viteve është folur dhe debatuar gjatë për këtë problem, ndonjëherë për numrin, aktivitetin, fondet apo edhe për martesat mes të njëjtës gjini. Megjithatë për herë të parë u fol për një gay parade, ndërsa pak ditë më vonë drejtues të komunitetit sqaruan se bëhet fjalë për festimin e Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë.

Këto zhvillime patën jehonë të fortë në shtypin shqiptar e sidomos në median ndërkombëtare. Palët që e kundërshtuan fortë zhvillimin e kësaj parade argumentuan se shoqëria shqiptare është ende e papërgatitur për një hap të tillë. Këtyre zërava iu bashkuan edhe deklaratat e thuajse të gjithë komuniteteve fetare që janë në Shqipëri.  

Pasi ideja e gay parade ia la vendin një manifestimi kundër homofobisë, shoqëria civile, organizatat ndërkombëtare, por dhe përfaqësues të trupit diplomatik u bënë mbështetës kryesorë të këtij aktiviteti.

17 Maji nuk është dhe aq larg, por debati për këtë ditë mbetet ende prezent në opinionin publik shqiptar. A është gati Shqipëria për të pritur aktivitete të tilla? A është shoqëria shqiptare vërtetë aq e hapur sa pretendon?

Për të disktutuar mbi këtë çështje në emisionin “Opinion” ishin të ftuar prezantuesi Arian Çani, aktivistja e të drejtave të njeriut Delina Fico, aktivisti kundër homofobisë Kristi Pinderi, pedagogia Anjeza Xhaferraj, pastor Akil Pano dhe nënkryetari i Partisë së Legalitetit Murat Basha./tvklan.al