Humbja e nuhatjes ose shijes mund të jenë një shenjë që tregon se je infektuar koronavirus.

BBC shkruan se një ekip nga Kolegji King në Londër studoi më shumë se 400 000 persona që raportonin për simptoma të mundshme të COVID-19 në një aplikacion.

Ata janë shprehur se humbja e shijes ose nuhatjes është një shenjë që tregon edhe për infeksione të tjera respiratore siç është gripi i zakonshëm.

Ekspertët thonë se simptomat më të rëndësishme të koronavirusit janë temperatura dhe kolla.

Prandaj këshilla është që këta persona që kanë kollë të vazhdueshme dhe temperaturë të lartë duhet të qëndrojnë në shtëpi pasi i rrezikojnë t’ua shpërndajnë të tjerëve po të dalin.

Kërkuesit nga Britania zbuluan nga raportimi i qytetarëve, të cilët rezultuan pozitiv me koronavirus, se 59% e tyre kishin humbje të nuhatjes ose shijes.

Megjithatë ata shprehen se ende nuk ka prova të sakta që humbja e shijes dhe nuhatjes të vendoset nga OBSH-ja tek simptomat e sëmundjes./tvklan.al