Besart Kadia ishte surpriza e kësaj jave teksa u emërua zv/ministër i Financave. Kadia ka qenë pjesë e strukturave të PD-së si dhe Këshilltar i Lulzim Bashës, por mori vendimin që të kalojë në qeverinë Rama.

Gjatë emisionit “Zonë e Lirë” këtë të premte, Kadia tregoi se çfarë ka bashkëbiseduar me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit i ka kërkuar që të afrojë njerëz të kualifikuar që duan të kontribuojnë për vendin.

Këtë ofertë, Kadia ia bëri në studio analistit Arjan Çuri. Çuri tha se është i gatshëm të kontribuojë nëse i ofrohet një gjë që i intereson.

Besart Kadia: Ne diskutim me sipër me kryeministrin Rama për këtë pozicion tha se nëse ka njerëz të karakterit tënd apo njerëz të ngjashëm me ty, të kualifikuar jashtë apo që janë prezentë, të lutem bëju me dije se jemi të hapur. Kështu që Çuri nëse je në kërkim tek Alternativa ose tek qeverisja? Përqendrohu tek oferta konkrete. Më kërkoi që nëse njeh njerëz. Mund të jesh edhe më lart se zv/ministër.

Arjan Çuri: Po ma bëni ofertën ju!

Besart Kadia: Jo unë, mu kërkua në bashkëbisedim e sipër po nëse ka njerëz të ngjashëm me ju që duan të kontribuojnë për vendin unë jam i hapur t’i takoj apo të jem në bashkëpunim me ta.

Arjan Çuri: Nëse më ofrohet një gjë që më intereson dhe mua patjetër.

Arian Çani: Ju kam thënë në këtë emision ndodh gjithçka. /tvklan.al