Një pasagjer beson se kjo vajzë është stjuardesa më e bukur në botë. Dhe madje shumë të tjerë janë dakord. Debati nisi në mediat sociale, pasi udhëtari mundi ta fotografonte stjuardesën bukuroshe të linjës “Air Asia” dhe foton e saj e publikoi në internet. Shumë komentues të tjerë ishin dakord me mendimin e tij, që kjo stjuardesë mund të konsiderohet si më e bukura në botë.

24-vjeçarja Mabel Goo është fotografuar më 12 Tetor në fluturimin nga Hong Kongu. Më shumë se 4 mijë pëlqime ka marrë fotografia e kësaj stjuardese bukuroshe.

Mabel, pasi fotot e saj në rrjetet sociale, iu përgjigj me kënaqësi komentuesve duke thënë se është ndjesi e mirë që njerëzit thonë fjalë pozitive.

/tvklan.al