A është Shqipëria e kërcënuar nga aktet terroriste nga Irani? Përgjigjet ambasadorja Yuri Kim


A është Shqipëria e kërcënuar nga aktet terroriste nga Irani? Përgjigjet ambasadorja Yuri Kim

21:55 29/09/2022

Gjatë intervistës në “Opinion”, Blendi Fevziu e pyeti ambasadoren amerikane Yuri Kim nëse ekziston rreziku që Shqipëria të jetë në shënjestër të akteve terroriste nga Irani. Ambasadorja tha se është e qartë se iranianët janë të pakënaqur nga vendimi i Shqipërisë për të strehuar ata që kundërshtojnë regjimin iranian. Por ajo tha se është shumë e rëndësishme që vendi ynë të bëjë punën e tij ashtu si e gjykon më mirë, pa pasur frikë nga kërcënimet e vendeve si Irani.

Blendi Fevziu: Mendoj se ka patur edhe dy njoftime të tjera mbi akte terroriste nga Irani, disa vjet më parë dhe më i fundit, ishte në qershor, gjatë konferencës së MEK në Durrës. A mendoni se Shqipëria është në shënjestër le të themi të akteve terroriste nga Irani? A ekziston ky rrezik?

Ambasadorja Kim: Iranianët janë qartazi të pakënaqur nga vendimi i Shqipërisë për të strehuar ata që kundërshtojnë regjimin Iranian.

Intervista e plotë e Ambasadores Yuri Kim në “Opinion”

Blendi Fevziu: Opozita politike e Teheranit.

Ambasadorja Kim: Po. Dhe është shumë e rëndësishme që Shqipëria të bëjë punën e saj ashtu si e gjykon më mirë, pa pasur frikë nga kërcënimet e vendeve si Irani. Prandaj ata janë të padëshirueshëm kudo në botë, sepse sillen kështu. Prandaj ne do të vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë, përfshirë edhe duke punuar me ekspertët tuaj për të ndërtuar mbrojtjen tuaj kibernetike dhe për të korrigjuar kërcënimet që mund të kenë ekzistuar.

Blendi Fevziu: Por problem është se, dhe e pyeta edhe Kryeministrin për këtë, opozita iraniane në Shqipëri, nuk flas për numra pasi nuk i di, por problem është se ata janë mirëpritur nga ne. Ata këtu kanë ardhur si refugjatë për të jetuar, jo për të vepruar politikisht nga Shqipëria. Nuk është problem ky?

Ambasadorja Kim: Kjo është diçka që qeveria shqiptare dhe organizata duhet ta trajtojnë.

Blendi Fevziu: Nuk është… nuk keni asnjë koment për këtë.

Ambasadorja Kim: Nuk kam asnjë koment tjetër për këtë./tvklan.al












Të ngjashme