Moderatorja e njohur Rudina Dembacaj dy ditë më parë ka postuar dy foto nga ku shtoi dyshimet për një shtatzëni të dytë. Fansat vunë re barkun e saj të fryrë dhe e pyetën nëse është në një pritje të ëmbël.

Rudina i fshiu këto komente nga fotot dhe së fundmi ka pozuar nga palestra. Ajo shihet me rroba të ngushta dhe barku i saj është komplet i sheshtë duke i hedhur poshtë të gjitha thashethemet që kanë dalë për një shtatzëni të mundshme. /tvklan.al