“A fshihet Edi Rama pas partisë së Astrit Patozit?”, kjo ishte një nga pyetjet që drejtuesi i “Zonë e Lirë” në Tv Klan shtroi për të ftuarit e tij Arjan Curi dhe analistit Neritan Sejamini.

Gjatë diskutimit Curi, tha se kryeministrit Edi Rama i intereson partia e re e Astrit Patozit, pasi përçan opozitën. Ai po ashtu shtoi se pas partisë “Bindja Demokratike” mund të jenë ndërkombëtarët.

Ndërkohë, Sejamini, tha se edhe nëse nuk ka qenë Rama pas partisë së re me në krye Patozin, tani për interesin e PS do të qëndrojë pas tij.

“Ka dyshime që Rama fshihet edhe pas vetë Bashës, por pas Patozit mund të fshihen ndërkombëtarët. Ramës i intereson partia e re e Patozit. Opozita është përçarë dhe po u fut Patozi do ndryshojë çfarëdolloj dinamike”,

tha Curi.

“Partia e Astrit Patozi është një nga 170 partitë, madje s’është as parti sot. Edi Rama nuk është zgjedhje afatgjatë për askënd, është momentale. Edhe nëse nuk ka qenë Rama nga pas Patozit, tani do të dalë për interesin e tij”,

tha Sejamini.

/tvklan.al