Emisioni “Stop” në Tv Klan ka publikuar sot video-denoncime të dërguara nga qytetarët. Në një prej videove, shfaqet një polic bashkiak që refuzon të paguajë biletën e autobusit, teksa fatorino i kërkon Lekët.

Polici bashkiak: Mos më bërtit mu kshu..

Fatorino: Vazhdo pra poshtë, merri ato rraqet dhe vazhdo poshtë.

Polici bashkiak: Mujsh me e prek qita…

Fatorino: Vazhdo poshtë të thashë.

Polici bashkiak: Mujsh me e prek dosjen time…

Fatorino: Po s’kam nevojë me e prek dosjen tënde se s’më intereson, po vazhdo poshtë merr dosjen dhe vazhdo poshtë.

Polici bashkiak: Ec or mik. Dakord?

Fatorino: Vazhdo poshtë, jepi drejtim.

Polici bashkiak: Po për Zotin jo…

Fatorino: Jepi drejtim or po të them edhe njëherë, a merr vesh ti. A ha pykë ti mo? Mos më shif mua ashtu, a ha pykë?

Polici bashkiak: Pusho, mos më ngre zanin mu…

Fatorino: Po s’më hy fare, paguaj biletën. Maskara.

Ndërsa në një tjetër rast, shfaqet një polic në doganën e Kakavijes që kërkon para nga qytetari, por ky i fundit i thotë që nuk ka Lekë të holla.

Polici: Mos të ka ngelur ndonjë e shkoqur, lërna të pimë ndonjë gjë…

Qytetari: S’kam fare s’kam. 50-tëshe kam.

Polici: Ik mos e vri mendjen.

Qytetari: Radhës tjetër.

Polici: Mos e vri mendjen.

Qytetari: Po të kisha të jepja unë vëlla.

Polici: Ik ik rrugë të mbarë.

Ndërsa në videot e tjera të rubrikës së përjavshme “Hitparade i absurdit shqiptar”, tregohen se si në në Roskovec ka një tabelë që kërkon të ruhen lulet, por mbi pemët është bërë batërdia. Kurse në mbikalimin e Institutit Kamëz, telat e korentit janë shpërfaqur duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve.

/tvklan.al