“A i qëndroni idesë së amnistisë fiskale?”, Rama: 100 %, nuk më intereson fare se çfarë shprehin vendet perëndimore





“A i qëndroni idesë së amnistisë fiskale?”, Rama: 100 %, nuk më intereson fare se çfarë shprehin vendet perëndimore

22:41 22/09/2022

Në emisionin “Opinion” nga New Yorku, Kryeministri i vendit Edi Rama është shprehur se i qëndron akoma idesë së amnistisë fiskale. Kryeministri Rama ka shtuar se nuk i intereson që vendet perëndimore janë kundër amnistisë fiskale, teksa ka thënë se nuk pranon që të damkosen 99 për qind e emigrantëve shqiptarë.

Blendi Fevziu: A i qëndroni ende idesë së amnistisë fiskale?

Edi Rama: 100 për qind.

Blendi Fevziu: Një sërë vendesh perëndimore janë shprehur kundër.  

Edi Rama: Nuk më intereson fare se çfarë shprehin vendet perëndimore për sa kohë debati duhet zhvilluar mbi fakte dhe argumente dhe prova. Iu kam bërë të qartë vendeve perëndimore, gjithëve vendeve mike, unë teorinë që “Shqipëria dhe shqiptarët meqë janë me hije, nuk mund të bëjnë amnisti fiskale”, e refuzoj kategorikisht. Nuk e pranoj që kursimet e emigrantëve t’i fiskalizojnë në banka për 1 për qind kriminelë. Që të damkosen emigranët, unë këtë nuk e pranoj kurrë.

Ne këtu flasim për emigrantë shqiptarë të cilët kanë punuar në të zezë. Volumi kryesor janë këta dhe që sot punojnë akoma në të zezë sepse bëjnë 2, 3 punë dhe ata kanë të drejtë absolute që të vijnë dhe të formalizojnë.

Për ata që kanë para të krimit, ligji është shumë i qartë sepse çdokush bën një vetëdeklarim. Ligji është shumë i qartë. Në momentin që të vjen dita kur ti provohesh se je pjesë e këtyre aktiviteteve, për ty nuk vlen.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama ka thënë se Shqipëria është në një proces dialogu me vendet e tjera përsa i përket miratimit të ligjit për amnistinë fiskale.

Edi Rama: Ne jemi në proces dialogu dhe ju kemi thënë të gjithëve “bujrum hajdeni” dhe na thoni se çfarë keni me këtë ligj. Kemi nevojë të bëjmë një ligj ku të mos kemi as teori konspiracioni. 99 për qind e shqiptarëve janë krenaria e kombit dhe nuk pranoj që t’u refuzohet kjo mundësi sepse 1 për qind janë të zhytur në çëshje penale./tvklan.al













Të ngjashme