Deputetja Rudina Hajdari ka sqaruar në emisionin “Opinion” në Tv Klan shpërthimin e saj në foltoren e Kuvendit.

E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se a ishte i vërtetë fjalimi që ajo mbajti sot para votimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Hajdari tha se ajo nuk di të gënjej dhe politika nuk duhet të jetë arti i mashtrimit.

Ishte totalisht i vërtetë, unë nuk di të gënjej. Unë nuk di të bëj politikë ndryshe, politika nuk mund të jetë arti i mashtrimit. Më kuptoni drejt, ajo që bëra në Kuvend është mjeti që kam unë në dorë. Unë ndalova Ramën që të dilte në atë foltore. Ishte një revoltë e sinqertë”, u shpreh deputetja.

Më tej shtoi se ka ndjerë keqardhje për të gjithë ata deputetë që votuan pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, por shtoi se i mirëkupton se nuk ua di hallet që kanë.   “Më erdhi keq për votat që u dhanë sot. Unë nuk u di hallet e atyre njerëzve, nuk e di se si funksionojnë këta njerëz. Ne jemi aty rastësisht, ka një vend ku të revoltohesh dhe ka një vend që diskutohet. Unë sot u dhash njerëzve shansit që të ndalnim këtë që ndodhi sot”, shtoi Hajdari./tvklan.al