A janë blerë vota më 25 Qershor? As Këshilli i Evropës në raportin e fundit nuk ka përcaktuar autorët, por në raportin e monitorimit theksohet se në këtë proces zgjedhor ka qenë i pranishëm fenomeni i shit-blerjes së votës.

Reporti thekson se janë marrë deklarime nga qytetarë të ndryshëm, sidomos nëpunësit civilë, që janë ftuar që ta shesin votën e tyre. Delegacioni i bën thirrje autoriteteve shtetërore shqiptare që të marrin masa për ta zgjidhur këtë problem.

Në raportin, që do të jetë objekt diskutimesh në Strasburg më 9 Tetor, krahas blerjes së votave thuhet se në këto zgjedhje janë keqpërdorur edhe burimet financiare të administratës.

Këshilli i Europës dënon fuqishëm praktika të tilla dhe u bën thirrje autoriteteve shqiptare të marrin masa që t’i jepet fund këtyre parregullsive për të rikthyer besimin e votuesve tek procesi demokratik i zgjedhjeve.

Sipas parlamentareve evropiane, në katër vitet e kaluara nuk u bënë ndryshimet e propozuara nga Komisioni i Venecias në depolitizimin dhe paanshmërinë e administratës zgjedhore dhe transparencën e fondeve dhe finacimet e përdorura nga partitë politike.

Strasburgu kërkon që të ruhet fryma e dialogut për të siguruar pavarësinë e gjyqësorit, luften ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Klan Plus