A janë kikirikët zgjedhja e duhur për personat me diabet?



A janë kikirikët zgjedhja e duhur për personat me diabet?

12:12 20/08/2020

Diabeti është një sëmundje e cila ka marrë një përhapje të madhe sidomos vitet e fundit. Numri i rasteve është rritur edhe në moshat e reja.

Mënyra më e mirë për të menaxhuar diabetin është duke ngrënë shëndetshëm dhe duke kryer vazhdimisht aktivitet fizik.

Dieta ushqimore është e rëndësishme dhe ekspertët këshillojnë që të përfshihen edhe kikirikët.

Personat me diabet duhet të përfshijnë kikirikë dhe gjalpë kikiriku në dietën e tyre, për të mbajtur në kontroll diabetin, por me kushtin që të mos jenë alergjikë ndaj tij.

Kikirikët dhe gjalpi i kikirikut kanë një indeks të ulët glicemik, gjë që i bën ata plotësisht të sigurt për njerëzit që vuajnë nga diabeti. Sidoqoftë është e rëndësishme që të mos e teproni me sasinë. /tvklan.al




Të ngjashme