Mbrëmjen e sotme emisioni “Opinion” u fokusua te patriotizmi i shqiptarëve, duke marrë shkas nga videoklipet që dy televizionet kombëtare Tv Klan dhe Top Channel përzgjodhën të uronin publikun për Vitin e Ri 2012.  

A është patriotizmi një nga pasionet e reja apo të rigjetura të shqiptarëve, në një moment kur pjesa më e madhe e Europës është duke u unifikuar në Bashkimin Europian?

Për të diskutuar mbi raportin e patriotizmit dhe integrimit në emisionin “Opinion” ishin të ftuar Ermira Mehmeti, Pëllumb Xhufi, Adri Nurellari, Fatos Lubonja, Andi Bushati dhe Ermal Hasimja./tvklan.al