Gazetarja Ilva Tare ka qenë e ftuara e parë mbrëmjen e kësaj të hëne në programin “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan. Gazetarja u është përgjigjur pyetjeve të fëmijëve, të cilët shfaqën kuriozitet më së shumti rreth profesionit të saj.

Pyetje: U bërtet atyre të ftuarve në emision që nuk binden?

Ilva Tare:

Unë përpiqem të mos bërtas. Por ndonjëherë edhe nëse e kam bërë, kam bërë shumë gabim. Ne nuk duhet të bërtasim. Duhet të sillemi mirë. Të sillemi si të rritur edhe me ata që bëjnë si fëmijë me ne. Të sillemi mirë sepse është shumë njerëzore.

Pyetje: Politikanët e Shqipërisë të bëjnë për të qeshur apo për të qarë?

Ilva Tare:

Për të qeshur nuk më bëjnë më, por edhe kur bëhen qesharak më bëjnë për të qarë.  

Pyetje: A je gazetarja më e mirë?

Ilva Tare:

Unë për të keqe nuk e di veten. Edhe përpiqem shumë që të jem e mirë. Pyes veten a po bëj gjënë e duhur? Edhe mendoj se po bëj shumë mirë. Unë tani jam në televizionin Euroneës Albania. jam shumë e lumtur që ka biznesmenë kaq të guximshëm në Shqipëri sa arrijnë të sjellin media të tilla ndërkombëtare në Shqipëri.

Pyetje: Politikanët e Shqipërisë janë të mirë apo të këqinj?

Ilva Tare:

Ka politikanë të mirë, ka politikanë të këqinj. Ka pasur dhe do të ketë. Problemi është deri kur shqiptarët do ta lejojnë të jetë ky raport, që ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë e të gjithëve.

Pyetje: Në studio ke ftuar shumë burra. A të vënë në siklet ty, apo ti i vë ata?

Ilva Tare:

Ka pasur ndonjë rast që mund ti kem vënë dhe unë në siklet se këtë profesion ka gazetaria. Me kalimin e viteve kam mësuar që emocionet t’i lë në shtëpi para se të fillojë emisioni. /tvklan.al