Presidenti Ilir Meta ka qenë i ftuar sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan ku ka treguar pse është i shqetësuar dhe ka shtuar dozën e kritikave kundër qeverisë. Përballë gazetarit Blendi Fevziut, Meta tha se ai është i shqetësuar se të rinjtë po largohen nga vendi. “Unë kam vetëm një shqetësim, nëse nga Shqipëria largohen 12 të rinj nga Serbia 1. Nëse nga Bosnja largohet 1 në Shqipëri largohen 18.4”, tha kreu i shtetit.

Më tej Presidenti u pyet dhe për akuzat e Ramës, i cili ka thënë se Ilir Meta është takuar me kontigjent krimi dhe po përgatitet për fushatë elektorale.  “Me shpifjet e Ramës nuk merrem fare unë. I vetmi person që është me rekorde kriminale që unë jam takuar për shkak të detyrës është vetëm Edi Rama”, tha Meta. Po ashtu Meta komentoi dhe deklaratën e Ramës, se ai dinte dhe vendin se ku ishin zhvilluar takimet e Metës me kontigjentët e krimit.  

Leri more këto se janë përalla. Unë ruhem nga Garda, unë qëndroj në vende të sigurta, qëndroj këtu në Presidencë, tek Shtëpia dhe e kam të vështirë dhe të pi një kafe me ju”, shtoi ndër të tjera kreu i shtetit.  

Sipas Metës akuzat e Ramës janë mashtrime dhe shtoi “ai gënjen dhe pa hapur gojën, jo më kur flet. Sa herë ka hapur negociatat, sa herë ka plasur shampanja”.

Gazetari Fevziu se nëse akuzat e Ramës janë të vërteta, por për Presidentit i rëndë është muri që ka ngritur sipas tij Rilindja dhe po largon vendin nga BE.

“I rëndë është që ai ka ngritur murin e rilindjes kundër integrimit europian të Shqipërisë, se të Partisë Socialiste jo se e kam në zemër. Me lista të hapura ai nuk del deputet në asnjë qark të Shqipërisë, ai po mban peng PS-në por nuk merr dot peng Shqipërinë. Gjithë qytetarët i pyes kush i futi deputet kriminela në Kuvend. Si mund të besohet ky njeri ky është mister 1 prilli, mister gënjeshtra”, u shpreh Meta./tvklan.al