Në fund të intervistës në “Opinion”, gazetari Blendi Fevziu e ka pyetur Kryeministrin Edi Rama në lidhje me deklaratat e tij të dhëna herë pas herë që “nuk varet nga politika dhe vjen një moment që duhet të largohet nga politika”, se a ka ardhur ky moment për të.

Kryeministri Rama është përgjigjur duke thënë se nuk ka ardhur, por përkundrazi po frymëzohet që të vazhdojë përpara dhe aq më shumë shikon që vendi është në një proces rritje të qëndrueshme.

Blendi Fevziu: Ke thënë vazhdimisht që unë nuk varem nga politika, unë nuk jetoj për politikën, vjen një moment që duhet të largohem. A të ka ardhur ky moment?

Edi Rama: Jo, nuk më ka ardhur, përkundrazi. Sa më shumë që ju përpiqeni të ma sillni atë moment, aq më shumë unë frymëzohem që të vazhdoj përpara dhe aq më shumë shikoj realisht që vendi është në një proces rritje të qëndrueshme./tvklan.al