Ish-zëvendësi i Ministri i Jashtëm në Kosovë, Besnik Hoti, ka folur sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan për masakrën e Krushës. Në një lidhje direkte me “Opinion”, Hoti tha se është dënuar Nikolla Shainoviçi është dënuar për këtë masakër.

Unë ju them që Gjykata Ndërkombëtare nuk është marrë fare me këtë ngjarje. Nikolla Shainoviçi është dënuar direkt për masakrën e Krushës. Ajo që doja të thoja unë është që Haga nuk ka përfunduar punë me Krushën. Ne kemi dëshmitarin e gjallë të kësaj masakre”, u shpreh Hoti.  

Lidhur me akuzat se Lulzim Basha ka zhdukur kasetën e filmimeve në Krushës, Hoti tha se nuk mund të ndërhynte në çështje të brendshme të shtetit.

Për shkak të pozicionit që mbaj, nuk mund të hy në politikën e brendshme të shtetit. Ajo që duhet të them është që nëse kjo kasetë ekziston, ne duhet që të ngremë një akuza për këtë masakër”, shtoi ai.

Në fund ai tha se vetë familja e tij është e prekur nga masakra e Krushës, pasi 3 familjarë kanë humbur jetën./tvklan.al