Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, është shprehur sot se ka dyshime të arsyeshme se varianti britanik i Covid ka hyrë në Shqipëri.

Fico u shpreh se janë dërguar mostra në Angli, për analizim të mëtejshëm por të gjitha  të dhënat tregojnë se varianti i ri mund të jetë prezent në vend.

“Ka një kohëzgjatje të caktuar analiza e mostrës, janë çuar në laboratorin numër një në botë dhe kontaktojmë me to. Ato kanë pyetjet e tyre për të marrë informacionet e tyre. Me mutacion pa mutacion ne kemi shifrat, ku kemi një dyshim të arsyeshëm, dhe ky dyshim i arsyeshëm që ne u themi mostrat.

Fakti që kemi një dinamikë moshore të re, një shtim të menjëhershëm të rasteve, janë të gjithë elemente me firmën e Anglisë dhe pa firmën e Anglisë kemi një dyshim të arsyeshëm. Ne duhet të marrim të mirëqenë faktin se virusi është këtu”, tha Fico.

Deklaratat e Ficos u bënë gjatë një konference për mediat nga Komiteti Teknik i Ekspertëve ku u njoftua se masat shtrënguese do të qëndrojnë në fuqi dhe nuk do të jetë shtrëngim të tyre./tvklan.al