I ftuar në emisionin Historia ime në Tv Klan, ka qenë transgjinori Luana, i cili ka folur për jetën e tij, pengesat dhe vështirësitë që është përballur.

Ai ka zhvilluar me moderatoren Mirela Milori një intervistë pa doreza dhe ka treguar me detaje si e kuptoi ai orientimin seksual, peripecitë dhe marrëdhënien me familjen. Ndër të tjera ai ka treguar se nga i erdhi idea për ta quajtur veten Luana.

Mirela Milori: Pse ke zgjedhur emrin Luana?

Luana: Shumë veta mendojnë për shkak të Luana Vjollcës, unë e vlerësoj si personazh, por jo. Thjesht unë i përkoj shenjës së Luanit në horoskop. Meqë kam punuar një vit në televizion dhe një vit kam lexuar horoskopin aty, u fiksova shumë. /tvklan.al