Vështirësite ekonomike i reduktuan gatimet tradicionale që dominonin tryezat shqiptare, por nuk dolën nga qarkullimi. Më pas komunikimi me botën duket se e ndryshoi jo pak menunë e gatimeve shqiptare.

Yndyra, që quhet dhe “mbreti i pjatës”, u zëvendësua me krudot, perimet dhe pastat, që thuajse nuk njiheshin në Shqipëri. Por a ushqehemi sot më shëndetshëm?

Kuzhina jonë tradicionale ndahet në zona etnografike, por është ajo e një populli të varfër. Gjithsesi ka një karakter të veçantë në shije të fortë, aromë të mirë dhe të qëndrueshme, si dhe një memorje të gjatë.

Për të diskutuar mbi mënyrën e ushqimit tek shqiptarët, në emisionin “Opinion” ishin të ftuar mjeku Isuf Kalo, këngëtarja Albërie Hadërgjonaj, moderatorja Rudina Magjistari, dietologia Enekelda Ferollari, moderatorja Ori Nebiaj, ambientalisti Sazan Guri, kryetari i Shoqatës së Someljerve Dashamir Elezi dhe shefi i kuzhinës Fatos Lako./tvklan.al