Në 244 vjetorin e saj po përballet me sëmundje e protesta kundër racizmit

244 vjetori i pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës këtë herë ka ardhur ndryshe, ku pandemia Covid-19, si dhe protestat kundër racizmit ishin në qendër të vëmendjes. Fishekzjarre dhe njerëz të cilët protestonin në vende të ndryshme ishin këto pamjet. Manifestuesit kërkuan ndryshime radikale dhe një të ardhme më të mirë pa dallime racore.

Duke u nisur nga kjo situatë presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se revoltat e organizuar prej javësh në SHBA nuk janë gjë tjetër vetëm një mashtrim që përdhos simbolet kombëtare.

“Marksistët, anarkistët, agjitatorët, banditët dhe njerëzit të cilët nuk ia kanë idenë së çfarë janë duke bërë. Nuk do të lejojmë askënd të ndajë qytetarët tanë nga raca apo sfonde të tjera”.

Trump premtoi se monumenti i madh me portretet e gdhendura në shkëmb të presidentëve George Uashington, Thomas Jefferson, Teodor Ruzvelt dhe Abraham Lincoln nuk do të dëmtohet dhe fitoret e tyre nuk do të harrohen asnjëherë.

Festimet përfshinë edhe paradën e përvitshme të avionëve bombardues B-52 dhe gjuajtësve F-35 të konsideruar si krenaria e forcave ajrore amerikane.

Kjo festë i gjeti ndryshe këtë herë Amerikën, e cila aktualisht renditet në vend të parë për rastet me Covid-19 dhe vdekjet. Deri më tani 3 milion njerëz janë prekur nga ky virus dhe mbi 132 mijë kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.

Klan Plus