Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aldo Bumçi hedh poshtë që kjo forcë politike të jetë pezulluar nga Partia Popullore Europiane.

Iris Luarasi: A keni kanale zyrtare që komunikojnë me vendet partnere të BE, dhe si i përdorni këto kanale? Sepse fakti që realizoni një protestë për të komunikuar mesazhe, duket sikur ka një mungesë të komunikimit zyrtar dhe përpiqeni nëpërmjet një proteste të organizoni mesazhet tuaja të komunikimit.

Aldo Bumçi: Pyetja është e drejtë, por jo nuk është problemi i përçuarjes. Europa i di këto probleme, nuk është problemi të përçojmë ne që ka probleme me zgjedhjet, drejtësinë, me lirinë e medias dhe më pas me një ekonomi që nuk është më ekonomi tregu.

Iris Luarasi: E qartë, po atëherë cila është vlera e shtuar?

Blendi Fevziu: Çështja që po diskutojmë sot është vetëm data. Pra që këto probleme qëndrojnë, që opozita ka të drejtë të protestojë, është një çështje që e dimë. Çështja është unë ju pyeta vetëm për datën.

Iris Luarasi: Dhe po flasim që komunikimi ekziston në mënyrë zyrtare apo ju këtë e keni tani si formën e vetme që keni për të përçuar mesazhet tuaja?

Aldo Bumçi: U tha që PD është e izoluar. Po jap 3 fakte të thjeshta. Zonja është zgjedhur zv/presidente e gruas së EPP-së, pra Partisë Popullore. Bylykbashi, Këlliçi dhe Shehu, shkojnë në takimet e EPP-së, të CDU-së gjermane. Kryeministrja e sapo zgjedhur italiane ka përshëndetur Kuvendin e PD.

Blendi Fevziu: Bumçi, ka zyrtarisht një ka pezullim të Partisë Demokratike në EPP?

Aldo Bumçi: Nuk ka. Sepse unë ju përmenda takimet ku marrim pjesë.

Blendi Fevziu: Po lëri takimet, a ka pezullim të siglës të PD-së?

Aldo Bumçi: Nuk ka pezullim sepse zonja Vokshi është zgjedhur si përfaqësuese e PD, se përndryshe nuk do ishte aty.

Blendi Fevziu: More është zgjedhur i nënkryetare, po PD-ja vetë ulet në tavolinë me një kryetar delegacioni në tavolinën e EPP-ve? Dhe kush e përfaqëson? Ka takim të EPP-ve, jo përfaqësi, në takim janë kryetarët e partive që përfaqësojnë EPP-në, kush është kryetari i PD që ulet në këtë tavolinë me kryetarët e partive.

Aldo Bumçi: Në dy takimet e fundit ata kanë ftuar edhe nga PD që jemi ne, dhe nga grupi i deputetëve, ka qenë zonja Tabaku për të përfaqësuar të gjithë palët

Blendi Fevziu: Po kush është kryetari i delegacionit të PD-së që ulet me kryetarët e delegacioneve?

Aldo Bumçi: Janë ulur të gjithë, zoti Këlliçi, Bylykbashi, Tabaku dhe zonja Vokshi si zv/presidente e gruas së EPP-së./tvklan.al