Arrestimi i Orges Bilbilit në Tiranë të premten e 10 Prillit, solli sërish në vëmendje përplasjet mes bandave të Lushnjes. Bashkë me Bilbilin ishte edhe një person tjetër, i cili arriti t’i shpëtonte policisë.

Në media u ngritën dyshime se ky person ka qenë Taulant Haxhiu, i cili është person në kërkim pasi është dënuar nga Gjykata e Apelit me 18 vite burgim.

Emisioni “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus trajtoi këtë çështje. Për emisionin foli Qamil Haxhiu, babai i Laert Haxhiut. Ai mohon që djali i tij të ketë qenë së bashku me Orges Bilbilin momentin e arrestimit të këtij të fundit.

Qamil Haxhiu: Përsa i përket kësaj çështje, kjo çështje është çështje që vazhdon. Ka kohë që vazhdon dhe nuk është e sotme data e 10 Prillit që thonë që Laerti djali im ndodhet në Tiranë. Atëherë kur ndodhet në Tiranë, si ka mundësi që djali im qenka në Tiranë dhe policia nuk qenka në gjendje ta arrestojë ose ta kapi në flagrancë siç kapi personin që thoni ju në fjalë. Nuk ka lidhje djali im as me ngjarjen, as me vendndodhjen, as me diçka. Djali im ka të bëjë me gjëra të tjera që ka marrë njëfarë mase dënimi.

Pyetje: Çfarë e lidh me Orgest Bilbilin djalin tuaj?

Qamil Haxhiu: Djali im vetëm se ka qenë autor i një ngjarje në bashkëpunim vjedhje. Djali im ka qenë transportues dhe që aty e kanë lidhur pastaj me Orgestin. Është lidhur me Orgestin aty në ato momente dhe kanë bërë burg bashkë nja 6-7 muaj edhe kjo ka qenë lidhja e djalit tim me atë. S’ka pasur ndonjë lidhje tjetër djali im. Ne s’kemi as lidhje farefisi, as miqësie as ashtu. Ku i gjejnë këto fakte ata… Le të gërrmojnë këta, le të venë në Prokurori, të marrin fakte në Prokurori, në polici, le të marrin një polic gjyqësor t’i thonë… Gjithkush e di që gazetari ka të drejtën për të bërë argumentin me fakte. Dhe shkon atje dhe e merr, s’e ndalon njeri që ta marri faktin dhe të ma tregojë mua, t’ja tregojë opinionit publik. Qysh e dike ti? Kur e dike ti pse s’vete ti në polici të dalësh dëshmitar atje të thuash ore zotëri urdhëro ky është fakti, kjo është video, ç’a ka ai në dispozicion le t’ja çojë edhe t’ja argumentojë shtetit atje dhe shteti t’i vëjë përpara përgjegjësisë të gjithë ata që kanë bërë gjëra të tilla. Pse duhet djali im për një plagosje të merret në gojë për kaq e kaq shumë vrasje e kaq gjëra. /klanplus