A ka Shqipëria listë të kuqe për vendet nga pret turistë?



A ka Shqipëria listë të kuqe për vendet nga pret turistë?

23:27 02/06/2020

Ministri i Turizmit Blendi Klosi thotë se Shqipëria është gati për të pritur turistë dhe ka hapur kufijtë tokësorë.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Klosi tha se turistëve që do të hyjnë në Shqipëri nuk do t’u bëhet testi anti-covid, megjithatë theksoi se janë marrë masa higjieno-sanitare.

I pyetur nëse Shqipëria ka një listë me shtete nga të cilat nuk do të pranojë turistë, ministri Klosi deklaroi se nuk ekziston një gjë e tillë.

Do jetë kusht testi i Covid apo do të ketë një listë të vendeve?

Blendi Klosi: Testimi është një procedurë që nuk të jep garanci. Sepse në qoftë se do të kemi një turist që evidentohet i pa sëmurë por pas 1 ore s’mundet…

A do ketë një listë të vendeve siç e bëri Greqia?

Blendi Klosi: Një listë ne e kemi në negociim. Pothuajse me të gjithë vendet që ne pranojmë të presim turistë.

Kush janë vendet që ndalohen?

Blendi Klosi: Ne akoma nuk kemi, nuk jemi në situatën që mund të ndalojmë.

Pra kush është lista e kuqe?

Blendi Klosi: Nuk kemi ne listë të kuqe. Ajo që na e ndërlikon problemin, është që në qoftë se ti hapesh me një vend që është në listën e kuqe për një vend tjetër, ai ta konsideron vend të ri të riskut. /tvklan.al



Të ngjashme