Teoritë: Nga inskenimi i vdekjes, tek sozia që ka zëvendësuar diktatorin

Ka vdekur ose jo kjo është pyetja që shumë media ndërkombëtare vazhdojnë të ngrejnë për liderin komunist të Koresë së Veriut. Ende nuk dihet me saktësi se çfarë fsheh Kim Jong Un pasi shpërndarja e informacionit në vendin komunist kontrollohet tërësisht nga regjimi.

Së fundmi në media është publikuar një fakt se lideri i Koresë së Veriut nuk ka kryer asnjë ndërhyrje në zemër.

Kujtojmë se udhëheqësi komunist nuk u shfaq në publik për 3 javë dhe madje nuk ishte as i pranishëm në festimet e ditëlindjes së gjyshit të tij, një nga ngjarjet më të mëdha të vitit.

Kreu i agjencisë së inteligjencës së Koresë së Jugut, Suh Hoon, është shprehur se të gjithë thashethemet në lidhje me shëndetin e Kim Jong Un nuk janë të vërteta.

Në datën 1 Maj, që përkoi edhe me Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, agjencia e lajmeve koreano veriore KCNA raportoi se Kim u shfaq në përurimin e një fabrike plehu.

Madje thuhet se Kim mbajti një deklaratë në publik në festën e punëtorëve. Vetë agjencia koreane publikoi dhe video të liderit duke prerë shiritin e kuq për hapjen e fabrikës.

Por ende nuk dihet nëse ky informacion është i saktë apo jo. Edhe për videot e publikuara nuk dihet nëse është  aktuale apo e vjetër.

Zëra të tjerë thonë se ai ia ka vdekur dhe se një sozi e tij endet tashmë në korridoret e Phenjan-it. Ndërkaq sipas asaj që raporton BBC, lideri i Koresë së Veriut mendohet se mund të ketë inskenuar vdekjen e tij për të vënë në provë besnikërinë e rrethit të tij të brendshëm.

Mendohet se ka qenë ai vetë që e ka përhapur lajmin se kishte humbur jetën për të kuptuar se kush ishin tradhtarët që shpresonin t’i merrnin atij pushtetin.

Klan Plus