Sony Music tronditi jo pak fansat kur njoftoi sot me anë të një postimi në Twitter se Britney Spears kishte vdekur. Megjithatë gjithë gjasat janë që llogaria e kompanisë muzikore të jetë vjedhur nga hakerat.

Kjo pasi mesazhi i postuar nuk duket aspak formal dhe është shkruar keq.

Në të thuhet:

“Britney Speas ka vdekur aksidentalisht. Do t’ju tregojmë më shumë, shumë shpejt, #RIPBritney”.

Ndërsa në një tjetër postim shkruhej: “

RIP @britneyspears #RIPBritney 1981 – 2016”

.

Nga ana tjetër, një burim pranë këngëtare konfirmoi për CNN se ajo ishte “shëndoshë e mirë”.

Ndërsa vetë Sony Music nuk ka bërë ende asnjë koment mbi këtë postim në Twitter, që vjen vetëm pak orë pasi bota e muzikës humbi një artist të madh si George Michael./tvklan.al

soni